PS Elbasan: E padëgjuar! Vetëm “foltorja” mund të kërcënojë shoqatat e bamirësisë me padi penale!

Partia Socialiste në Elbasan ka dënuar kërcënimet e kandidatit të djathtë Luçiano Boçi ndaj shoqatave të bamirësisë në këtë qytet. Përmes një reagimi për mediat ndaj kandidatit të “foltores”, PS në Elbasan nënvizon se

nuk ka ndodhur kurrë më parë që një forcë politike të shantazhojë shoqatat e bamirësisë pse ndihmojnë njerëzit apo të sulmojë organizatat fetare pse u qëndrojnë afër besimtarëve të tyre.

“Vetëm një mendje e sëmurë për pushtet si ajo e shtetasit Luçiano Boçi mund të kërcënojë shoqatat e bamirësisë me padi penale. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një forcë politike të shantazhojë shoqatat e bamirësisë pse ndihmojnë njerëzit apo të sulmojë organizatat fetare pse u qëndrojnë afër besimtarëve të tyre. Në vend që ti falënderojë ato për angazhimin krejt vullnetar në mbështetje të shtresave në nevojë në territorin e Bashkisë së Elbasanit, oferta e ricikluar politike e “foltores” ka zgjedhur ti vendosë në tabelë qitjeje e ti përdorë politikisht si të vetmen mënyrë për të vetkënaqur egon për pushtet.Taksirati i qytetarëve të Elbasanit që do të duhet të shohin e të dëgjojnë të tilla shfaqje të rëndomta deri në 14 Maj kur “foltorja” e Sali Berishës dhe Ilir Metës bashkë me mëkëmbësin e ricikluar do marrin përgjigjen e merituar me disfatën më të thellë elektorale”, thuhet në njoftimin e PS-së së Elbasanit.