Protestë për çmimin e naftës në Elbasan, qytetarët fikin automjetet në bulevardin e qytetit. Bllokohet qarkullimi

Një bulevardin e Elbasanit po zhvillohet protesta për çmimin e karburanteve që sipas qytetarëve rëndon xhepat e tyre dhe ndikon në rritjen e çmimeve të tjera.

Në shenjë protestë është bllokuar edhe bulevardi Aqif Pasha, dhe qytetarët kanë fikur mjetet e tyre.

Kanë qenë shumë qytetarët që janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike.

Qytetarët përpos së uljes së çmimeve të karburanteve, kanë kërkuar marrjen e masave për uljen e çmimeve të tjera.

Protestat sipas tyre do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera, deri në marrjen e masave për përmirësimin e kësaj situate.

Top Channel