Prokurorja e Elbasanit, Elveta Murra shkarkohet nga detyra. Arsyeja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Elveta Murra.

Gjatë seancës dëgjimore më 19 maj, KPK vuri në dukje se deklarimet e pasakta, të paplota dhe kontradiktore e nxirrnin prokuroren e Elbasanit me mungesë burimesh në disa transaksione financiare. Përfaqësuesi ligjor i Murrës, avokati Koçi Mato i  pranoi pasaktësitë në deklarime e dokumentacion, por kërkoi hapje hetimi duke thënë se provat e sjella tregonin ligjshmërinë e pasurisë së subjektit.

Elveta Murra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985. Ajo punoi prej më shumë se tre dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.