Dy inspektoret do te ndiqen te lire per akuzen e ngritur nga policia Elbasan. Alian Zabeli dhe Donald Ziu, dy inspektorët e arrestuar pak ditë më parë në Elbasan për shkak se akuzoheshin se kishin lejuar ndërtimet pa leje janë liruar ditën e sotme.
Burime bëjnë me dije se lirimin i tyre mban “firmën” e prokurorit të Elbasanit që ka dërguar në gjykatë kërkesën për lirimin e tyre nga paraburgimi.
Kjo e fundit pas marrjes së kërkesës ka çmuar si të paligjshëm arrestimin e dy inspektorëve të Inspektoratit Vendor, Elbasan.
Inspektorët u akuzuan se kishin lejuar ndërtimin e një hoteli të madh në zonën e llixhave, pronari i të cilëve u vu në kërkim policor pak ditë më parë nga uniformat blu. Edhe pse arrestimi eshte konsideruar i paligjshem, akuzat ndaj tyre vazhdojne.