Wednesday , November 30 2022

Projekti i efiçencës së Energjisë në Elbasan, investimi i papërfunduar dhe kabllot lihen të varura

Prej disa muajsh në disa prej pallateve të qytetit të Elbasanit kanë nisur punimet për izolimin me sistem kapot. Në fillim të punimeve banorëve iu tha se do të hiqen depozitat e ujit dhe kabllot e energjisë elektrike do të varen provizorisht mbi kokat e banorëve.

Për heqjen e depozitave banorëve iu premtua nga inxhinierët e firmës se do të zëvendësoheshin me depozitë të përbashkët për të gjithë pallatin, në mënyrë që të kishin ujë 24 orë.

Në shumicën e pallateve kanë përfunduar punimet, punëtorët dhe skelat janë hequr, por kabllot vazhdojnë të mbeten të varura dhe depozitat e ujit nuk janë vendosur.

Banorëve iu është thënë nga drejtuesit e punimeve se depozitat nuk janë vendosur për shkak se bashkia nuk ka caktuar një vend. Ndërkohë nga bashkia thuhet se nuk do të marrë në dorëzim pallatet nëse nuk realizohet projekti si është planifikuar, pra me depozitë të përbashkët dhe me kabllot e vendosura në vendin e tyre.

Advertisement