Programi Kombëtar të Efiçencës Energjetike/ Llatja: Vijon puna për rigjenerimin e fasadave të 13 pallatave në Elbasan

Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare Facebook ka bërë të ditur se po vijon ende puna për rigjenerimin e fasadave të 13 pallatave në Njësitë 1 dhe 2 si pjesë e Programit Kombëtar të Eficencës Energjitike që do të ulin me 30% konsumin e energjisë.

Blloku i pallateve në lagjen 1 dhe 2 të qytetit i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë ku veç ndërhyrjes në fasada është realizuar dhe veshja e tyre me sistem kapot, një praktikë që redukton me 30% koston e energjisë elektrike, pjesë e Programit Kombëtar të efiçencës energjetike.

Ky lloj programi po shtrihet në shumë qytete të vendit, si në Durrës, Peshkopi, Elbasan, Korçë, Vlorë, Orikum e Shëngjin. Nëpërmjet tij punohet për rigjenerimin e banesave me sistemet kapot, termoizolimin, hidroizolimin e tarracave, heqjen nga tarracat dhe qendërzimin e depozitave të ujit, masa që ulin deri në 30% konsumin e energjisë dhe lehtësojnë ngarkesën në rrjet.