Procedohet 17-vjeçari në Elbasan për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”

Nje 17-vjecar eshte proceduar penalisht nga prokuroria pasi ka tentuar te pajiset me mjet identifikimi duke paraqitur dokumente te falsifikuara.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi janë konstatuar ndryshime në elemente identifikuese të 17-vjeçarit (shenja gishtash), gjatë procedurave për pajisjen me dokument identifikimi.