Probleme në Elbasan, rënie inertesh në akse rrugore, disa fshatra pa energji elektrike

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë qarkun e Elbasanit gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm. Nga shirat e rënë ka pasur rënie inertesh dhe aluvionesh në disa prej akseve rrugore, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Po ashtu, disa fshatra të njësive administrative në Kodovjat të Bashkisë së Gramshit, Shalës të Bashkisë Cërrik, dhe Përparim të Bashkisë Peqin, kanë mbetur pa energji elektrike. Punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Elbasan-Njoftim i EC Prefektura-

Ne qarkun Elbasan gjate oreve te nates dhe mengjesit te sotem kemi pasur reshje shiu me intensitet te larte ne gjithe qarkun.

Nga shirat e rene kemi pasur renie inertesh e aluvionesh ne disa prej akseve rrugore te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese. Ne nje biznes privat ne Nj.A Labinot Fushe kemi pasur presence uji per te cilen po punojne punonjesit e ASHP te bashkise Elbasan pasi ka nje kanal te bllokuar.

Ne furnizimin me energji elektrike kemi nderprerje ne disa fshatra te Njesive Administrative Kodovjat te  bashkise Gramsh, Shales te bashkise Cerrik dhe Perparim te bashkise Peqin. Po punohet nga punonjesit e OSHE per riparimin e defekteve.

(Balkanweb)