Prezantuesja e Top Channel na la pa fjalë, zbulon shumën që fiton nga një postim i vetëm në Instagram

Të fitosh nga Instagrami është kthyer në një trend nga i cili po përfitojnë shumë njerëz, të famshëm ose jo. Mjafton të kesh një numër të caktuar ndjekësish dhe të shumta janë bizneset që interesohen për reklama. Edhe më i madh është interesi nga bizneset kur bëhet fjalë për personazhe publikë.

Ndërkohë që jo të gjithë e tregojnë sa janë fitimet e tyre nga Instagrami, blogerja dhe prezantuesja e “E Diell”, Argjira Spanca ka zbuluar shifrën konkrete (minimale) sa fiton për një postim. “Gjithmonë varet çfarë kërkese ka biznesi që do të shesë produktin. Ka kërkesa të ndryshme për feed, story, IGTV… IGTV kushton gjithmonë më shtrenjtë. Minimalja për mua është 250 euro, pastaj varet çfarë kërkesash ka biznesi, siç e thashë… Unë mundohem t’i përzgjedh produktet.

Nuk kam qejf ta mbys Instagramin me reklama, sepse bëhesh e mërzitshme pastaj edhe për publikun”, – tha Argjira e pyetur nga Edi Manushi për shumën që fiton nga reklamat. Argjira numëron rreth 59,4 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, kështu që mund të themi se paguhet goxha mirë për një postim.