Prezantohet Prefektja e re e Elbasanit. Ja kush do e drejtojë institucionin

Majlinda Perriu merr zyrtarisht detyrën e Prefektes

Në ambientet e prefekturës së Elbasanit u zhvillua ceremonia e prezantimit të prefektes së re. Znj. Majlinda Perriu do të jetë prefektia e re e qarkut të Elbasanit. Prezantimin e saj e bëri zv.Ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila u shpeh besimplotë se Perriu do të jetë një element që do të kontribojë për qarkun e Elbasanit, për shkak të aftësive  të saj akademike dhe aftësive komunikative.

Nga ana e saj prefektia  e sapozgjedhur u shpreh e kënaqur për besimin e dhënë si dhe u zotua se do përfaqësojë në mënyrë dinjitoze qarkun e Elbasanit si prefekte dhe gjithashtu falenderoi z.Maliqi per kontibutin e dhënë për sa i takon qarkut të Elbasanit.

Në këtë prezantim ishte i pranishëm edhe z.Damian Gjiknuri i cili falenderoi z.Maliqi.

Perriu është aktualisht pedagoge në universitetin “Aleksandër Xhuvani, ku jep mësim për disiplinën Histori e Ballkanit, Histori e Sotme e Botës, Kërkim shkencor në Histori. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Sipas DNSH, prefektja e re ka mbrojtur doktoraturën me temë: “Lëvizja Politiko – arsimore në trevën e Elbasanit në vitet 1878 – 1914” në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjikut, në departamentin e Historisë. Në vitin 2016 ka marrë titullin shkencor “Profesore e Asociuar”.Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë edhe disa nga krerët e bashkive të qarkut të Elbasanit si kryebashkiaku i Belshit dhe  Librazhdit.