Saturday , April 19 2025

Premtimi i Maznikut: Më 2030, në Elbasan do mbahet Formula 1. Do vijnë mbi 100 mijë njerëz

Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, ka bërë një deklaratë surprizuese gjatë një interviste në studion e News 24. Sipas tij, Elbasani do të jetë mikpritës i një gare të Formula 1 deri në vitin 2030 – një event që pritet të sjellë mbi 100 mijë vizitorë nga e gjithë bota.

Mazniku theksoi se kjo iniciativë është pjesë e një strategjie më të gjerë të PS për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në qytetet jashtë Tiranës. “Jemi duke punuar që të kemi infrastrukturën e duhur për

Ai shtoi gjithashtu se Tirana është kthyer tashmë në një model suksesi për turizmin urban në Ballkan dhe se ky model po zgjerohet në qytete të tjera si Vlora, Gjirokastra dhe Berati. Sa i përket sfidës së furnizimit me ujë 24 orë, Mazniku pranoi se ende nuk është arritur kudo, por u shpreh optimist se deri më 2030 ky nuk do të jetë më një problem.