Prej më shumë se një viti nuk kanë asnjë gjurmë nga vajza e tyre, flasin mes lotësh prindërit e 19-vjeçares shqiptare: Jeta i ndryshoi kur njohu…

Familja e 19-vjeçares shqiptare, Artemis Vasili po përjeton momente dëshpëruese. Edhe pse kanë kaluar 16 muaj nga zhdukja e vajzës së tyre, ata nuk kanë asnjë informacion për të. Çështja ende nuk është zgjidhur. Prindërit e saj, të cilët ende nuk e besojnë se vajza e tyre është zhdukur, kaë folur sërish për mediat.

“Lutemi të marrim një telefonatë nga ajo sepse shpresa vdes e fundit.

Ne besojmë se është gjallë.

Shkuam edhe në Kaminia ku na u tha se Artemis është varrosur, policia ka filluar hetimet dhe ato vazhdojnë.

Nuk dyshonim për asgjë pasi Artemisa ishte paksa e mbyllur. Ajo nuk dilte. Unë ende insistoj se dikush e ka rrëmbyer. Shpresoj të paktën të jetë larguar me një djalë. Kemi kërkuar të hetojmë të riun që Artemis u përfshi në një lidhje. Që nga momenti kur ai hyri në jetës e saj gjërat ndryshuan.

Një grua që ka dëshmuar, ka treguar se në orët e para të së shtunës, disa orë pas zhdukjes së Artemidës ka parë një vajzë që dukej e shqetësuar duke ecur me nxitim në Marathonos Avenue, po nuk ka siguri 100% që ishte ajo,” thotë i ati i përlotur.