Prej dy ditësh i zhdukur, 51 vjeçari gjendet i pajetë në kantierin e gurores ku punonte në Elbasan (EMRI)

Gjin Biba është gjetur i pajetë në kantierin e gurores ku punonte pranë tunelit të Letanit në Elbasan. Viktima ishte denoncuar nga familjarët e tij si i zhdukur prej dy ditësh.

51 vjeçari me banim në Tiranë punonte në Elbasan. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Elbasanit ku pritet të bëhet ekspertiza që do përcaktojë shkaqet e vdekjes së Gjin Bibës.

Lajmi në përditësim…