Një ditë e veçantë ka qenë sot për deputetin e qarkut të Elbasanit z. Florenc Spaho. I shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi z. Spaho mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga “Green School” dhe Qendra Shqiptare per Integrimin e Njerezve me Nevoja te Veçanta me rastin e 2 Prillit Dites Nderkombetare te Ndergjegjesimit per Çrregullimin e Spektrit te Autizmit.
Z. Spaho dhe të rritur të tjerë vrapuan me fëmijët e qëndrës me qëllim që këta fëmijë të ndihen më të sigurtë për një të ardhme më të mirë.
Florenc Spaho, i cili është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, prej 5 vitesh shërben pranë Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta si vullnetar si dhe është pjesë e drejtimit të ekipit Multidisiplinar që në themelin e qendrës.