Sunday , November 27 2022

Prej 3 javësh në Elbasan/ Sportistët ukrainas në Shqipëri, do marrin pjesë në kampionatin e atletikës

Prej më se tre javësh, tetë atletë ukrainas dhe dy trajnerët e tyre stërviten në Elbasan në përgatitjet e tyre për kampionatet ndërkombëtare që do të marrin pjesë.

Gjatë këtij qëndrimi në qytetin e Elbasanit dhe ku stërviten në Ebasan Arena, kanë qenë në vëmendjen e autoriteteve lokale dhe komitetit olimpik, presidenti i së cilit vendosi t’i presë sot në zyrat e reja të KOKSH.

“Ne jemi pranë jush që t’ju a lehtësojmë dhimbjen pasi keni vendosur që të largoheni nga vendet tuaja për të vazhduar stërvitjet pasi jeta vazhdon”, u tha Fidel Ylli.

Ndërkohë që presidenti i federatës shqiptare të atletikë, Gjergj Ruli bëri të ditur pjesëmarrjen e tyre në një kampionat shqiptarë.

“Më datë 9, këta djem dhe vajza do të marrin pjesë nën emrin e ekipit të Elbasanit. Ne ju duam shumë dhe ju qëndrojmë pranë”.

Top Channel

Advertisement

Nje koment

  1. Pingback: 1agents