Prefekti i Qarkut Elbasan viziton xhaminë e Ballies dhe jep lajmin e mirë për qytetaret

Prefekti i Qarkut Elbasan, Z. Klevis Xhoxhi vizitoi xhaminë e Ballies, e cila ka një stil unik ndërtimi dhe është konkuruese e xhamive moderne të ndërtuara në Europë.  Xhamia ka një sipërfaqe rreth 1900 metra katrorë dhe përbëhet nga katër kate në të cilat përveç vendit të faljes do të përfshihen edhe sallat e konferencave dhe zyrat e stafit të Myftinisë Elbasan.

Projekti i xhamisë , i cili është investuar nga Ambasada e Kuvajtit është i harmonizuar me projektin e aprovuar të qendrës së Elbasanit dhe po ndërtohet në të njejtin vend ku ka qenë xhamia shekullore e Ballies, e cila u prish në vitin 1967.

Në këtë vizitë Prefekti shoqërohej nga Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH Dr. Arben Ramkaj dhe Administratori i Myftinisë Elbasan Z.Altin Sulmina.

Gjithashtu një tjetër lajm i mirë është se do të fillojnë edhe punimet për lulishten 3000 metra katrorë, e cila do ti japë një tjetër hapësire çlodhëse qytetarëve të Elbasanit.