Pranverë e vonuar edhe në Elbasan, zonat malore zbardhen nga dëbora. Në rrezik të mbjellat

Edhe pse jemi në muajin e dytë të pranverës, duket se dimri ende nuk është larguar.

Ashtu si në Bulqizë dhe Korçë, edhe disa zona të Elbasanit janë zbardhur nga dëbora ditën e sotme.

Temperaturat e ulëta të cilat kanë zbritur deri në -2 gradë Celsius kanë përfshirë të gjithë vendin.

Ndonëse me një bukuri të rralla kjo nisje e beftë e reshjeve të dëborës mund të shkaktoje dëme të mbjelljeve në shumë zona.

Dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat, në bujqësi si dhe mund të shkaktoje dëme në drutë frutore të cilat tashmë kanë çelur.

Top Channel