Po vjen rënia e madhe e temperaturave, preket i gjithë Ballkani. Parashikimi

Sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou është shprehur se brenda javës së ardhshme pritet një rënie drastike e temperaturave. Konkretisht nga 30 gradë që ka arritur në disa pjesë të Ballkanit do të zbresë deri në 10 gradë Celsius.

Ndryshimi do të fillojë të shfaqet nga mesi i javës së ardhshme, fillimisht në zonat malore ku do të ketë fenomene më intensive reshjesh shiu dhe nga e enjtja në të gjithë Ballkanin.

Po vjen rënia e madhe e temperaturave, preket i gjithë Ballkani

Raportohet se masa të ftohta të ajrit do të zbresin nga Ukraina në drejtim të Ballkanit. Kjo turbullirë do të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme.

Burimi: abcnews