Kjo fillim javë do të mbetet në ndikimin e masave të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore në territorin shqiptar, ku reshje bore presim kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore.
Meteorologia e Meteoalb, Ardiola Bani bën me dije se kjo situata vazhdon edhe gjatë ditës së martë, më pas dita e mërkurë do të sjellë ndryshim të qarkullimit të masave ajrore ku do të kemi qarkullim nga veriu i kontinentit, duke na sjellë temperatura të ulëta dhe mot relativisht të kthjellët.
Rënia e temperaturave do të jetë e menjëhershme , kryesisht gjatë të orëve të para të ditës, kur pritet që pas ditës së mërkurë termometri të zbresë në -8 apo -9 në zonat malorë, ndërsa maksimumi në parashikohet të jetë rreth vlerës 8 apo 9 gradë celcius.
Ndërsa reshjet do të jenë kryesisht të izoluara në verilindje dhe juglindje dhe në formën e dëborës për shkak të rënies së ndjeshme të temperaturave të ajrit./albeu.com/