Deputeti socialist Erion Braçe, ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe “shpërthen” ndaj pronarëve të kafes, të cilët ditët e fundit kanë rritur çmimet. Ai e quan rritjen e çmimit të një filxhani kafeje si zhvatje dhe asgjë më shumë.
“Edhe çmimin e një filxhani kafeje e rritet? Nga janari e ketej, cmimi i nje kg kafe ardhur nga Italia, eshte rritur me 150 leke, vetem 150 leke. Pra, me 1.25 leke per nje filxhan kafeje, vetem 1.25 leke! Nese e shisnit ne periferi te Tiranes me 50 leke nje filxhan kafeje, duhet ta shisni me 51.25 leke; Nese e shisnit ne qender te Tiranes me 70 leke nje filxhan kafeje, duhet ta shisni me 71.25 leke.
Çfare ka ndodhur me ju qe po e shisni filxhanin e kafese ne periferi me 70 leke e ne qender me 90 leke? Ju eshte rritur edhe juve cmimi i hekurit, cimentos, betonit? Apo cmimi i vajit, orizit, sheqerit, miellit, makaronave, vezeve, pulave etj? Zhvatje, asgje tjeter”, shkruan deputeti Erion Braçe.