Po i zhdukeshin paratë nga shtëpia, çifti vendos kamerat, por shokohen nga ajo që shohin

Një grua në Angli ka publikuar disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë ne shtepine e tyre, ku sipas gruas një shoqe e saj, të cilën ajo madje e quante si më të ngushtat, po i vidhte paratë nga shtëpia.

Madje, siç shkruajnë mediat britanike, gruaja është kapur edhe duke kontrolluar portofolin e djalit të saj 8-vjeçar. Samantha Robson, 39 vjeçe, nga Macclesfield, Cheshire në Angli, u takua me Tanya Sellars në vitin 2013, kur ajo kërkoi dikë të kujdesej për djalin e saj 2-vjeçar Ewan.

Te dyja u bënë mikesha të mira me njera tjetren dhe Samantha madje i besoi asaj edhe çelësin e shtëpisë. Por në fillim të vitit 2017, Samantha dhe burri i saj Mark, 38 vjeç, vunë re se paratë po zhdukeshin dhe nuk mund të gjenin arsyen.

Prandaj, ata vendosën të instalojnë kamera brenda shtëpisë së tyre, ku edhe u zbulua e vërteta. Ata pane se shoqja e tyre e ngushte po i vidhte prej kohesh dhe u shokuan nga ajo qe pane pasi nuk e besonin dot se ishte pikerisht ajo qe po I zhdukte leket e tyre.