Një çift në Bolonja të Italisë, janë proceduar nga policia pasi braktisën për disa orë vajzën e tyre të mitur, duke e lënë të vetme në makinë nën temperatura përvëluese, teksa vetë po kryenin një piknik.
Foshnja ishte në gjumë dhe prindërit thonë se nuk donin ta shqetësonin, por sapo u zgjua ajo ka nisë të qajë duke tërhequr vëmendjen e disa kalimtarëve të cilët më pas thirrën karabinierët.
Vetëm pas mbërritjes së ushtarakëve, të dy prindërit u afruan dhe u munduan të justifikoheshin, por ndaj tyre ishte nisur procedura për braktisje të një të mituri.
Vogëlushja, sipas asaj që thanë prindërit e saj, ishte lënë në makinë për të mos i prishur gjumin, ndërsa të dy, ishin shtrirë në lëndinë 50 metra larg makinës, duke e kontrolluar rregullisht.
Ata pretendojnë se kujdeseshin për foshnjën teksa ajo po qante, megjithatë dëshmuan se për më shumë se dhjetë minuta nuk e kishin parë.