Me më shumë se gjysmë kilometri e gjerë, ‘516 Arouca’ në Portugali është ura më e gjatë në botë për këmbësorët.Megjithëse ndërtimi i urës kishte përfunduar për disa kohë, ajo u hap zyrtarisht për publikun të enjten.E gjatë 516 metra, ura varet rreth 175 metra mbi lumin Paiva në veri të vendit.
Ndërsa lartësia mund të jetë frikësuese për disa, banorët lokalë të cilët ishin të parët që e përshkuan atë e shijuan përvojën e tyre.Një shfaqje mode u mbajt në urë për të festuar përurimin e saj, sipas Visit Portugal.“Ju këshilloj fuqimisht të vini edhe nëse, si unë, keni frikë nga lartësitë. Duhet ta pranoj që nuk kam vuajtur aspak nga ajo gjatë kalimit”, u shpreh një banor i zonës.
Portugalia ka vjedhur kurorën nga Zvicra për urën më të gjatë për këmbësorë duke kaluar urën e këmbëve Charles Kuonen në Alpet Zvicerane.