Plas sherri në Elbasan, i riu dhunon një person me shkopinj druri

Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar në Elbasan,

Shtetasi me iniciale D.S, banues në Elbasan akuzohet se ka dhunuar një person, pas një sherri.

20-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit A. Y., banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. S., shërbimet e Policisë gjetën një radio si ato të Policisë edhe dy shkopinj druri, të cilët u sekuestruan.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit A. Y., banues në Elbasan. Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. S., shërbimet e Policisë gjetën një radio si ato të Policisë edhe dy shkopinj druri, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës material.