Plagoset me thikë një person gjatë natës në Gramsh! Dërgohet me urgjencë te Trauma 36 vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur gjatë natës në Gramsh. Feta Bezati ka qëlluar mjet prerës Andi Dragotin, i cili për shkak të plagëve të marra është nisur drejt spitalit të Tramuës, për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali të Gramshit, ndërsa motivi i kësaj ngjarjeje është ende i paqartë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.