Ditën e djeshme mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero u infektua me koronavirus edhe pse ishte ndër të parët që mori dozën e vaksinës kundër Covid-19. Në një përgjigje pas interesimit të medias, Pipero theksoi se ai është duke u trajtuar në shtëpi.
Bashkë me Pëllumb Piperon, ishte edhe kryeministri Rama ai i cili mori ndër të parët dozën e vaksinës kundër koronavirusit në 11 janar në stadiumin ‘Air Albania’. Por vetëm 7 ditë më pas kryeministri Rama ka shfaqur komplikacione, duke u kollitur dy herë në Kuvend teksa ishte duke folur për vaksinën Pfizer dhe se si Bashkimi Evropian e kishte lënë në baltë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i furnizuar me numrin e domosdoshëm të vaksinave.
Megjithatë, kollitja e kryeministrit Rama nuk u pikas nga mediat, edhe pse kollitja është një nga simptomat e infektimit me koronavirus.
Duke iu referuar kohës që nga vaksinimi, mjeku Pëllumb Pipero thekson se duhen dy javë që të fillojë prodhimi i antitrupave, ndërsa imuniteti arrihet në fund të javës së tretë.