Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarët, Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH.
Burime jo zyrtare ia kanë konfirmuar këtë informacion gazetares së Top Channel Anila Hoxha.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ndalim i daljes jashtë vendit, masa të shpallura pasditen e djeshme.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, që lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që ju është vendosur në dispozicion shkresa, janë urdhëruar të vënë në dijeni zv.kryeministren Belinda Balluku për masat e dhëna nga Gjykata e Posaçme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.