Pësoi hemorragji cerebrale, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare poeti i njohur shqiptar Agim Doçi

Poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi ndërroi jetë pas disa ditëve në luftë për jetën.

Doçi u paraqit mëngjesin e 22 qershorit në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe u shtrua menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi, pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Sipas mjekëve të kontaktuar nga Top Channel, kompozitori ishte gjendje të rëndë shëndetësore.

Artistë të njohur shqiptarë si dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën autorit të mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, përmes postimeve në rrjete sociale.

“Lamtumir. Lamtumir , Agim Doçi.O pendë artë i vargut poetik e të kënduar në breza.

Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë , të bukur,e bëre jetën tonë , plot shpres, mençuri , dashuri, patriotizëm , vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi.

Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar .

Lamtumir Agim Doçi.

Ngushëllime, Ngushëllime , se sot të gjithë me dashuri . Respekt, , të thonë:

‘’ Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’”, ka shkruar Myfarete Laze në Facebook.

“Lamtumirë Agim Doçi! Ike mik, shpirti yt i lir nuk pranonte kompromise, ndaj i the vdekjes eja s’ta kam frikën! Vargut yt i mençur do të na shoqëroj në jetë si një balsam që shëron plagët. Le kaq shumë gjëra nga pas sa s’mund të harrohen lehtë. Të qoftë dheu i lehtë mik i mirë Agim!”, ka shkruar kino-operatori Skënder Jaçe.tch