Një rast ugjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania para pak minutash. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar të quajur Nensi Lleshi, i cili ditën e djeshme ka pësuar një aksident të rëndë me makinë në aksin Elbasan-Peqin dhe ka marrë dëmtime serioze në zemër. Djali është nga fshati Shirgjan i Elbasanit. E vetmja shpresë e tij është një operacion i cili është caktuar të bëhet ditën e hënë më datë 18 janar. Por familja e tij nuk ka mundësi financiare për të përballuar koston e operacionit, pasi kushton plot 18 mijë euro. Ndaj për këtë lutet që kushdo që ka mundësi financiare t’i ndihmojë sadopak.
Mesazhi i mbërritur:
Nensi lleshi 17 vjec eshte aksidentuar me date 15 janar dhe ka marre goditje shume te renda ne zemer .. operacioni do te kryhet diten e henë(18 janar) teper i shtrentje dhe babai i tij nuk ka mundesi ekonomike Faleminderit nëse e shperndani. Aksidenti ka ndodhur të dje në aksin Elbasan-Peqin. Operimi do bëhet në tiranë dhe kushton 18mij euro, në spitalin hygea në tiranë. Djali esht nga fshati Shirgjan Elbasan. Te henen duhet mbledhur kjo shumë urgjent.