Një udhëtim rinor me shokët, për qejf, për pak u kthye në fatalitet. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar të quajur Nensi Lleshi, i cili ka pësuar një aksident të rëndë me makinë në aksin Elbasan-Peqin dhe ka marrë dëmtime serioze në zemër. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar të vitit 2021. Aksidenti i rëndë i cau një pjesë të aortës dhe djali kishte nevojë urgjentë pët t’i vendosur një protezë tek zemra.
Nensi është nga fshati Shirgjan i Elbasanit. E vetmja shpresë e tij është vendosja e protezës në zemër.
“Në Peqin e bëra aksidentin por nuk e mbaj mend më. Ju lutem na ndihmoni se familja ime nuk ka të ardhura, nuk i ka mundësitë, dua të ngrihem të shkoj në shkollë” thotë i shtrirë në krevatin e spitalit Nensi. “Thashë nuk e gjej djalin gjallë e kishin dërguar tek trauma na thanë ishte shumë keq, nga momenti në moment thanë priteni, ne e dërguam tek Nënë Tereza, na thanë është rast i rrallë, ka probleme serioze në zemër dhe mushkëri, nuk e marrim përsipër thanë se nuk i kemi apartuarat. E sollëm në këtë spital na premtuan që do ndërhyjmë tek zemra kushton deri 20 mijë euro. Kostoja është e madhe, ne në fshat nuk i kemi mundësië. Djali im nuk jeton më po nuk bëri ndërhyrjen, ju lutem na ndihmoni nëse e keni mundësinë”, thotë me lot në sy e ëma e Nensit.

“Jam kaq i trishtuar, më tha përse nuk po ma vënë atë protezën apo nuk kemi paratë “,shprehet i dëshpëruar i ati i Nensit. Por familja e tij kishte nuk ka mundësi financiare për të përballuar koston e operacionit, pasi kushton plot 20 mijë euro. Ishte pikërisht emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” që ia mundësoi djaloshit operacionin i cili doli me sukses të plotë.
“Intervenimi do jetë pa kirurgji, në rrëzë të kofshës vendoset një protezë që e vesh aortën garanton zgjidhje, risku i tij është minimal”,-u shpreh mjeku specialist. Mjeku pas operacionit u tha prindërve se gjithcka kishte dalë me sukses! “Tani jam më mirë e ndiej veten më mirë, falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan”, thotë Nensi mirënjohës për gjithë ndihmën që mori nga emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.