Murati ka menduar që të surprizojë Olën në takimin e tyre të fundit duke shtruar një darkë romantike plot me trëndafila të kuq.Ola vendosi që të theksojë faktin se nuk ka pëlqim për asnjë djalë tjetër, nëse Murati mori dorën e saj për ta vënë në zemrën e tij duke i thënë se i rreh si motor.
Në takimin e tij me Olën, Murati e ka ftuar që të udhëtojnë drejt Turqisë për tu takuar me prindërit e tij.Ajo nuk është menduar dy herë dhe i ka thënë se mund ta caktojë datën për të shkuar. Ndërsa e pyeti se si do të merren vesh sepse nuk e flet as e kupton gjuhën turke, nisën batutat me Muratin.
Murati: Do të kisha shumë dëshirë të shkonim në Turqi, të takoje mamin, babin.
Ola: Caktoje ditën. Po si do merremi vesh?
Murati: Translate. Ti do flasësh, unë do them atë që duan të dëgjojnë ata.
Ola: Po kur të mësoj unë të flas turqisht?
Murati: Mos mëso, ç’e do.