“Për’Puthen” arrin deri në Parlament, deputeti i bën një thirrje nga foltorja autores së programit

Suksesi i “Për’Puthen” është i padiskutueshëm tashmë. Këtë e tregojnë fare mirë miliona klikime të programit, për të cilat autorja Olsa Muhameti është tejet krenare. Mirëpo, ky program të rinjsh, duket se ka depërtuar edhe në politikë. Vetë Olsa ka publikuar një video nga fjalimi i deputetit Halit Valteri, i cili përmendi programin e saj.

“Po të ishte e mundur do i kërkoja Znj.Olsa Muhameti, autores të emisionit Përputhen që të ftojë Z.Basha dhe Z.Rama në emision që t’i përputhë një herë e mirë ashtu siç duhet përpara shqiptareve, që të gjithë të tjerët të biem rehat për herë të fundit dhe ata të mos zihen më për klikime se ky emision i ka kapur tashmë 100 milion të tilla. Nuk ishte për shaka, nuk ishte për të qeshur,” është shprehur deputeti.

/Descript.al/