Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ishte dënuar nga gjykata për me 2 vite e 6 muaj burgim për ‘shkelje të rregullave të qarkullimit’, me pasojë vdekjen.
Policia ka arrestuar Kastriot Elezin, pasi më 18 mars të 2014 në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kamioni që drejtonte ky, është përplasur me një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. T..
Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.