Përplasen “kokë” më “kokë” dy makina në aksin Peqin-Elbasan, ka të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin e rrugës Peqin-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur gjatë drekës së ditës së sotme në afërsi të një blloku banimi në Bradashesh.

Si pasojë e përplasjes të dy automjet janë dëmtuar pjesërisht, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Elbasanit.