FOTO ARKIVA

Përplasen dy makina dhe motori në Elbasan, një i lënduar

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor. Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të shkaqeve.