Përndoqi dhe i mori para 24-vjeçares, e “pëson” keq i riu në Elbasan

Denoncimi i një 24-vjeçareje ka çuar në arrestimin e një të riu në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.