Denoncimi i një 24-vjeçareje ka çuar në arrestimin e një të riu në Elbasan.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.