Përmbyset trajleri në aksin Librazhd- Prrenjas. Paralizohet trafiku

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas. Një trajler është përmbysur në kët aks rrugor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites.

Kamioni i tonazhit të rëndë u përmbys në vendin e quajtur ‘Kthesat e Dragastunjës’.

Nuk ka pasur dëme në njerës. Ndërsa dëmet materiale janë të mëdha pasi kamioni ka dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të urës.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia që normalizoi trafikun dhe kreu veprimet proceduriale.