Përfundon ndërtimi i nënkalimeve dhe i 60% prej veprave të artit për aksin Elbasan-Qafë Thanë! Llatja: Vijon puna për ta kthyer në rrugë me 4 korsi

Në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë kanë përfunduar nënkalimet dhe janë realizuar 60% e veprave të artit. Ndërkohë vijon puna për të pasur një rrugë interurbane me 4 korsi.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin e tij social ku shihet se punimet po vijojnë intensivisht. Rama shkruan se kjo rrugë është e përfshirë në rrjetin europian të transportit si pjesë e korridorit të 8-të.

 “Mirëmëngjes, dhe me kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, ku kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit, e ku puna vijon intensivisht për një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Per kete ka reaguar edhe Llatja i cili shkruan:

🛣️ Në kantierin e punimeve Elbasan-Qafë Thanë faza e parë, pjesë e Korridorit 8️⃣ punohet me ritëm dhe tashmë është hapur e gjithë gjurma e re

📌Kanë përfunduar nënkalimet e parashikuara në projekt✔️

Janë realizuar 60% e veprave të artit 📈

🚜Vazhdon puna për mbushjen e trupit të rrugës dhe mbrojtjen lumore🛣️

https://www.facebook.com/watch/?v=273054292065215