Përfshihet nga flakët lokali në Elbasan, raportimet e para në vendngjarje

Një lokal në rrugën “Rinia”, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në qytetin e Elbasanit, është përfshirë nga flakët rreth orës 21:00 të kësaj të premteje. Zjarri, sipas burimeve zyrtare, ka përfshirë ambientet e brendshme të lokalit dhe dyshohet se shkak ka qenë një qark i shkurtër elektrik në rrjetin shpërndarës të energjisë.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Për izolimin dhe shuarjen e flakëve ka ndërhyrë në kohë shërbimi zjarrfikës, ndërkohë që më herët është bërë edhe ndërprerja e përkohshme e energjisë në bllokun e banimit, ku ndodhet edhe lokali i njohur që u përfshi nga zjarri.