Një zjarr i madh ka rënë në një parcelë ullishteje në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zjarri në rënë në fshatin Vidhas të Elbasanit dhe parcela me ullinj është shekullore. Në videon e siguruar nga ABC Neës shihen flakët e mëdhaja që kanë “pushtuar” drurët shekullorë. Ndërkohë që zjarrëfiksja për shkak të terrenit të keq e ka të vështirë që të shkojë në vendngjarje.
Në këtë parcelë ka edhe shtylla të tensionit të mesëm, të cilat mund të bëjnë përhapjen e flakëve më shpejt.
(dosja.al)