Wednesday , November 30 2022

Përditësimi i fundit. 51 raste aktive në Elbasan. 4 humbje jetësh në Shqipëri.

Dita e sotme ka shënuar shifra rekord të të infektuarit plot 119 raste të reja me covid-19, si dhe 4 humbje jete. Gjithashtu edhe në spital është rritur ndjeshëm numri i të shtruarve dhe i personave që paraqiten me simptoma të rënda. Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë:

Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.  Nga 482 testime të kryetar në 24 orët e fundit  janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”, apelon ministria.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 893 Durrës 201 Shkodër 201 Vlorë 100 Lezhë 89 Korçë 63 Kukës 52 Elbasan 51 Fier 43 Berat 35 Dibër 26 Gjirokastër 22

Advertisement