Nën kujdesin e Bashkisë Elbasan dhe Kryetarit Gledian Llatja, në datë 28 Nëntor në orën 17.00 në Sheshin ” Gensher” organizohet një koncert i madh me rastin e Festës së Flamurit. Kjo mbrëmje e veçantë do të sjellë emocion dhe gëzim për të gjithë, me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të njohur të qytetit, që do të krijojnë një atmosferë të paharrueshme.
Tematika e këtij aktiviteti është promovimi i muzikës qytetare të qarkut të Elbasanit dhe asambleve popullore nga e gjithë zona, duke nxjerrë në pah traditat dhe kulturën e pasur të kësaj treve.
Ejani të festojmë së bashku këtë ditë të shenjtë për kombin, në zemër të Elbasanit, aty ku flamuri dhe traditat bashkojnë të gjitha brezat!
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.