Prej më shumë se 2 javësh Shqipëria është e vendosur në karantinë për të shmangur përhapjen e Koronavirusit. Deri më tani janë konfirmuar 197 persona të prekur ku 33 janë shëruar dhe 10 kanë humbur jetën.
Vendi vazhdon që të jetë i izoluar ku nga e hëna do të ashpërsohen edhe më shumë masat. Për personat që thyejnë karantinën ka masa administrative ku fillojnë nga 10 000 mijë lek.
Qyteti i Burrelit deri më tani nuk ka shënuar asnjë të prekur fatmirësisht dhe për më tepër nuk është shënuar asnjë masë administrative. Kjo do të thotë që janë zbatuar me përpikmëri urdhrat e dhëna nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 rast
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste