Prokuroria e Elbasanit pas kryebashkiakut të Gramshit, këtë pasdite në pyetje ka marrë edhe kryetarët e bashkive të Peqinit Lorenc Tosku, të Belshit Arif Tafani dhe të Librazhdit, Kastriot Gurra, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Burime për Abc News bëjnë me dije se kryebashkiaku i Peqinit është marrë në pyetje, pasi akuzohet se makinën e bujqësisë e ka përdorur për nevoja të veta private.
Kreu i Bashkisë së Belshit është marrë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit në kuadër të hetimeve për investimet e kryera në pedonalen e qytetit.
Ndërkohë kreu i bashkisë së Librazhdit u thirr në prokurori pasi ndaj tij ka një kallëzim penal për prishjen në mënyrë të paligjshme të një prone private.
Ndërkohë në lidhje me marrjen në pyetje ka reaguar vetëm kreu i bashkisë së Gramshit, që theksoi se është gati të shkojë në prokurori sa herë të thërritet./abcnews.al