17 leje drejtimi janë pezulluar në vetëm tre orë kontrolli nga patrullat e policisë rrugore në aksin Tiranë-Elbasan. Ky aks është kthyer në një ‘pistë’ ku shoferët provojnë mjetet e tyre dhe bëjnë gara me njëri tjetrin dhe pavarësisht prezencës së shtuar të policisë me radar, situatat vijon të jetë problematike.
Sipas policisë 11 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim shpejtësie shpejtësi mbi normat e lejuara, duke filluar nga 135-150 km/h, në kohë me fluks të plotë trafiku si dhe 7 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit .
Shkeljet e mësipërme janë kapur në intervalin kohor nga ora 20:00 – 23:30. Gjithashtu kontrolle të befasishme dhe me përzgjedhje janë ushtruar edhe për drejtimin e mjeteve, pas përdorimit te alkoolit apo në gjendje të dehur, ku gjate kësaj kohe janë testuar 78 drejtues mjetesh, nga te cilët janë verifikuar nen efektin e alkoolit dhe u është pezulluar leja e drejtimit 7 drejtuesish si dhe është arrestuar 1 prej tyre ne gjendje te dehur.
Ndërkohë policia bën apel që përveç rrezikut potencial për tu përfshire ne ngjarje rrugore me pasoja fatale për jetën, tashme këta drejtues mjetesh, do duhet qe për disa muaj te mos drejtojnë automjete, ne një kohe kur automjeti për shumicën e tyre munde te jete domosdoshmëri, por me këto shpejtësi dhe nivel alkooli, rrugëtimi juaj, mund te shkonte edhe me keq , ndaj sot duhet falenderuar Policia, ndërsa nesër duhet të reflektojnë dhe respektojnë kufizimet e shpejtësisë.
“Mos drejto mjetin pas përdorimit te alkoolit, pasi do jete përsëri aty, për te parandaluar dhe rritur sigurinë e te gjithëve. Shpejtesia Dhe Alkooli Vrasin Jete”