Edhe në Bishqem të Peqinit ullinjtë kanë mbetur në pemë.
Prodhimi i mbarë i këtij viti duket se nuk do të sjellë asnjë të ardhur për fermerët pasi nuk ka punëtorë për t’i vjelë. Sherif Mecja është 66 vjeç ka 20 vite që merret me rritjen e ullirit, sot po mendon largimin nga vendi.
Fshati nuk ka më të rinj, nuk ka kush të punojë por sikur kjo te mos mjaftonte çmimet e plehrave kimike dhe mungesa e subvencioneve rëndojnë më tej fermerin.
Sot një litër vaj luledielli shitet mbi 400 lekë, Sherifi as vajin e ullirit me gjithë cilësitë e tij nuk e shet dot 400 lekë.