FOTO ARKIVA

Pengmarrja e adoleshentit në Elbasan. Policia jep detajet e para

Policia e Shtetit ka lëshuar informacionin zyrtar në lidhje me përplasjen e dhunshme midis aloleshentëve në qendër të Elbasanit. Me anë të një njoftimi, uniformat blu bëjnë me dije se kanë marrë një telefonatë rreth orës 22:20, se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar me njeri- tjetrin.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.


Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.