Reshjet e dendura të dëborës përveçse kanë sjellë kënaqësi për qytetarët e Elbasanit, të cilët rrallëherë e kanë mundësinë të shijojnë ditë të zbardhura nga dëbora, ka sjellë edhe problematikat e saj. Në qytetin e Elbasanit reshjet e dendura kanë bërë që rrugët të e brendshme të jenë të kalueshme me vështirësi, raporton elbasaniplus
Me gjithë angazhimin e bashkisë së Elbasanit, kripa e hedhur në qendër të qytetit nuk ka mjaftuar që qarkullimi të vijojë me lehtësi. Ndërsa në lagjet e brendshme të qytetit rrugët janë të mbulluara nga dëbora dhe është akoma më e vështirë qarkullimi në to.
Në lagjen “11 Nëntori” në rrugën që lidh Parkun Rinia me zonën që njihet nga të gjithë si “Sara” është rrëzuar një peme dhe për pasojnë është bllokuar edhe rruga. Banorët raportojnë se akoma nuk janë marrë masa që ajo pemë të zhvendoset me qëllim vijimin e qarkullimit në atë zonë.