Pedagogia në Elbasan: Nuk kërkojmë të pasurohemi! Rama të sqarojë pse është në krizë universiteti, jo të ushtrojë presion

Edhe në Elbasan vijon bojkoti i pedagogëve, ndonëse jo të gjithë janë të pranishëm para universitetit. Një pedagoge shprehet se nuk do të rikthehen në auditore nëse qeveria nuk i sheh seriozisht.
“Ne presim që qeveria të vendosë për t’i dhënë zgjidhje kësaj cështje sepse duam që studentët të nisin shkollën. Shkolla nuk mund të ecë normalisht nëse nuk plotësohen kërkesat elementare. Nuk po kërkojmë asgjë më tepër se një rrogë si rajoni. Nëse qeveria do të na shikojë si prioritet duhet të jetë e e angazhuar me ne, nuk mund ta na shikojë si sekondar.
Nëse nuk ka rritje rroge, nuk konsiderohemi si prioritet, si avantazh për shoqërinë e vendin sic konsiderohen universitetet në vendet e tjera. Duhet një rrogë dinjitoze për pedagogun. Ka vite që nuk rriten pagat. Nëse është në krizë universiteti, Rama duhet të japë shpjegim, jo të ushtrojë presion. Ne kemi nevojë për mbështetje, jo për sulme.
Nuk po kërkojmë të pasurohemi. Të gjithë pedagogët janë pro protestës se kanë firmosur peticionin, pavarësisht nga numrat që lëvizin”, tha pedagogia Edlira Pajenga.